Regjistrimi

Paraqitje

Keni harruar fjalëkalimin

Nëse e keni harruar fjalëkalimin tuaj, ju lutemi shkruani adresën tuaj të emailit ku do t'ju dërgohet një lidhje për ta rivendosur atë.


Побарај совет

Ju lutemi paraqituni që të kërkoni këshillë juridike.
Nëse nuk keni profil të përdoruesit klikoni Regjistrim.

Paraqitje

Regjistrimi

За да побарате совет Ве молиме да се регистрирате. Регистрација е брза, едноставна и истата има цел за заштита од спам. Внесените податоците се строго доверливи и не се споделуваат со трети страни.

SHËRBIME

“Kërko këshillë” është platformë e internetit për sigurim të këshillave juridike pa pagesë për gratë që kanë duruar dhunë familjare. Platforma është themeluar për zmadhim të qasjes tek informacionet mbi mundësitë ligjore për mbrojtje nga dhuna familjare, si dhe te këshillat juridike për zgjidhjen e problemeve që lidhen me dhunën familjare:

  • – masa të përkohshme për mbrojtje nga dhuna familjare
  • – procedura penale për veprat e kryera penale si rezultat i dhunës familjare
  • – divorc të martesës
  • – kujdestaria mbi fëmijë
  • – mbështetja e fëmijëve dhe partnerit
  • – përcaktimi i të drejtës së pronësisë dhe ndarjes së pronës së fituar në martesë (bashkësi jashtëmartesore)
  • – kompensim i dëmit

Nëpërmjet “Kërko këshillë” gratë të cilat kanë duruar dhunë familjare kanë mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të marrin këshilla juridike profesionale si ta tejkalojnë problemin me dhunën dhe problemet e tjera juridike nga fusha të ndryshme. Besojmë se “Kërko këshillë” do të kontribuojë në përforcimin juridik të grave dhe zmadhimin e kapaciteteve të tyre për vetëpërfaqësim para institucioneve kompetente, siç janë qendra për punë sociale, policia, gjykatat etj. Pyetjet dhe këshillat juridike të parashtruara më shpesh janë veçuar në një pjesë të veçantë me qëllim që të sigurohet qasje më e lehtë tek informacionet për gratë të cilat ballafaqohen me të njëjtat apo me probleme të ngjashme juridike lidhur me dhunën familjare.

Kjo platformë mund të shfrytëzohet dhe nga praktikantët e institucioneve kompetente, të cilët, gjithashtu, kanë qasje tek informacionet për kornizën relevante juridike e cila lidhet me veprimtarinë e tyre, si dhe mundësi të konsultohen mbi mënyrën e veprimit dhe sigurimit të ndihmës dhe mbështetjes së grave të cilat kanë duruar dhunë familjare.

Platforma “Kërko këshillë” u themelua nga Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave, me mbështetje të Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare.