Regjistrimi

Paraqitje

Keni harruar fjalëkalimin

Nëse e keni harruar fjalëkalimin tuaj, ju lutemi shkruani adresën tuaj të emailit ku do t'ju dërgohet një lidhje për ta rivendosur atë.


Побарај совет

Ju lutemi paraqituni që të kërkoni këshillë juridike.
Nëse nuk keni profil të përdoruesit klikoni Regjistrim.

Paraqitje

Regjistrimi

За да побарате совет Ве молиме да се регистрирате. Регистрација е брза, едноставна и истата има цел за заштита од спам. Внесените податоците се строго доверливи и не се споделуваат со трети страни.

Dalloje dhunën familjare

ÇFARË ËSHTË DHUNA FAMILJARE?

Dhuna familjare është përcaktuar si keqtrajtim, ofendim i ashpër, rrezik i sigurisë, lëndim trupor, dhunë seksuale apo dhunë tjetër psikike ose fizike me të cilën shkaktohet ndjenjë e pasigurisë, rrezikim ose frikë ndaj partnerit martesor, prindërve apo fëmijëve apo personave të tjerë të cilët jetojnë në bashkësi martesore ose jashtë martesore ose amvisëri e përbashkët, si dhe përkundrejt ish-bashkëshortit ose personave që janë në marrëdhënie të afërme personale.

KARAKTERISTIKA TË DHUNËS FAMILJARE

Intencionalitet: veprim i qëllimshëm i dhunuesit që synon vendosjen e kontrollit dhe vartësisë së viktimës.
Mosbalancimi i fuqisë: njëra palë mbizotëron mbi tjetrën, pushteti është në anën e dhunuesit.
Shkelja e së drejtës personale: duke përdorur pozitën e fuqisë shkel të drejtat themelore të viktimës.
Shkakton vuajtje dhe dhimbje: dhunuesi e rrezikon shëndetin dhe jetën e viktimës. Përvojat dëshmojnë se ripërjetimi i dhimbjes dhe vuajtjes, me kalimin e kohës rezulton me rënie të aftësisë për mbrojtje dhe proteksion të viktimës. Pasqyrimi i gjatë në stres kronik e çon viktimën në gjendjen e lodhjes psikike.

FORMA TË DHUNËS FAMILJARE

Dhuna fizike, përkatësisht sulmet fizike dhe sjellja agresive e dhunuesit mund të shkojnë nga gërvishtja deri te vrasja. Zakonisht fillon me diçka që në shikim të parë duket si një kontakt fizik i parëndësishëm që rritet në sulme gjithnjë dhe më të shpeshta dhe më serioze. Dhuna fizike konsiston në kërcënim fizik ose çfarëdo kërcënimi tjetër, gjuajtje me diçka që mund t’ju lëndojë, goditje, kapje apo shtyrje, pastaj shtrëngim të dorës ose tërheqje të flokëve, shkelmim, kafshim, goditje me shuplakë ose grusht, përpjekja për ta mbytur, bllokim i gojës, rrahje , goditja me ndonjë send, djegie ose përvëlim, përdorim i thikës ose armës, etj.

Dhuna psikologjike konsiston nga sulmimi i vazhdueshëm verbal, mërzia, xhelozia dhe posesiviteti i tepruar, kufizimi i kontakteve me familjen dhe miqtë, ofendimi dhe poshtërimi para të tjerëve, frikësimi, insistimi që fjala e tij të jetë gjithmonë e fundit, etj.

Dhuna seksuale shumë shpesh është element shoqërues ose kulminacion i sulmeve fizike të dhunuesit, ku gruaja është e detyruar të ketë marrëdhënie seksuale ose të marrë pjesë në aktivitet seksual të padëshiruar me dhunuesin. Përdhunimi, kryerja me forcë e marrëdhënieve seksuale, marrëdhënia seksuale poshtëruese, shikimi me forcë i materialeve pornografike, ngashënjimi janë forma të dhunës seksuale.

Dhuna ekonomike, financiare – është veprim i tillë i kryerësit i cili çon viktimën në gjendje të varësisë së tërësishme financiare. për shembull, nuk e lejon të punësohet ose të shfrytëzojnë mjetet e fituara, kryejë shkatërrim të objekteve të cilat janë në pronësi të saj etj.

MITE DHE FAKTE PËR DHUNËN FAMILJARE

Në mungesë të informacioneve kompetente për natyrën dhe pasojat e dhunës familjare, në opinion shfaqen mendime dhe besime të caktuara, të a.q. mite për dhunën familjare. Mitet për dhunën familjare janë të pavërteta të cilat në thelb kontribuojnë në zvogëlimin e seriozitetit dhe kuptimit të dhunës, zvogëlim të fajit të dhunuesve dhe thirrje në përgjegjësi të vetë grave që kanë pësuar dhunë familjare. Në pjesën që vijon janë prezantuar mitet dhe faktet më të shpeshta për dhunën familjare:

FAKT 1: Dhuna është e pranishme në të gjitha grupet shoqërore, pavarësisht nga statusi arsimor, financiar ose shoqëror. Dhunuesit me arsim më të lartë përdorin metoda më të sofistikuara.

FAKT 2: Pasojat e dhunës nuk janë vetëm frakturat dhe mavijosjet, të cilat dëshmojnë publikisht! Dhuna ka edhe fytyra të tjera, më shpesh të fshehura: ofendimi, frikësimi, detyrimi…

FAKT 3: Askush nuk ka të drejtë ta rrahë dhe ta ofendojë tjetrin, pavarësisht nga fakti, se çfarë ka bërë ai!

FAKT 4: Askush nuk dëshiron ta ofendojnë dhe rrahin! Personat që përjetojnë dhunë janë në situatë shumë të vështirë e cila është e mbushur me shumë vuajtje, frikë dhe vetmi. Qëndrimi në një lidhje me dhunë lidhet me besimet tradicionale për martesën, dashurinë, premtimet e vazhdueshme … kurrë më …. bindja për varësinë  ekonomike nga ushtruesi i dhunës etj.

FAKT 5: Çdo individ, pavarësisht se a jeton në lidhje formale apo joformale ose përsëri është i lirë ka të drejtë absolute të vendosë në mënyrë të pavarur për jetën e vet intime. Martesa nuk e ndryshon përkufizimin për atë se çfarë është përdhunimi!

FAKT 6: Dhuna familjare pothuajse nuk është asnjëherë incident i mëvetësishëm. Dhuna ka tendencë të përsëritjes. Nuk ndalon, por eskalon.

FAKT 7: Dhuna mbi anëtarët e familjes është vepër penale e cila u nënshtrohet sanksioneve si dhe dhuna mbi personat të cilët nuk janë të lidhur familjarisht.

FAKT 8: Dhuna është problem serioz, i cili e shkatërron jo vetëm viktimën, mbi të cilën ushtrohet, por i prek edhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes që janë pjesëmarrës indirektë në aktet e dhunës.

FAKT 9: Jetesa në bashkësi të dhunshme, madje edhe kur dhuna nuk është ndaj fëmijëve lë drejtpërdrejt pasoja negative mbi zhvillimin e tyre. Probabiliteti që të bëhen dhunues ose të gjenden në rolin e viktimës është më e madhe te fëmijët që kanë jetuar në familje ku ka pasur dhunë familjare.